E enjte, 24 Tetor, 2024
8.7 C
Pristina

Reagon Alby pasi u eleminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

Alby ka thënë se është e lumtur që u eleminua nga publiku për të lënë rrugën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka thënë se për të ky rrugëtim ka qenë një eksperiencë e mirë.

“Më pëlqen qetësia shumë, kjo për mua ka qenë një eksperiencë thjeshtë fantastike. Unë kam dashtë të qëndrojë brenda derisa publiku të më qetë jashtë”.

“Edhe pse nuk kam hyrë në shumë debate, thjeshtë nuk kam qejf si njeri të hyjë shumë në debate të tjerë si në shtëpinë e Vëllait të Madh, por edhe jashtë në jetën personale u largohem këtyre gjërave”.

“E kam kërkuar me mendje disa herë, por edhe me zë ndoshta, ishalla unë jam ajo që dalë jashtë, sepse me të vërtetë jam lodhur shumë”, ka thënë Edona./Klankosova/

Shiko videon:

Nga Rubrika