Emocionet e Vinícius Jr.: Si një mesazh nga gjyshja e tij e preku thellë

Vinícius Jr. ka prekur zemrat e shumë tifozëve në mbarë botën, duke shpërthyer në lot gjatë një interviste televizive, pas një videomesazhi emocionues nga gjyshja e tij, Nilza. Ajo ka qenë një figurë kyçe në jetën e tij, duke e mbështetur atë në momentet më të vështira dhe duke e rritur deri në moshën 16-vjeçare.

“Gjyshja ime është një person shumë i veçantë për mua. Babai im ka jetuar larg, prandaj gjithmonë kam qenë i rrethuar nga nëna, vëllezërit dhe ajo. Shtëpia jonë ishte e vogël, dhe shpesh flija në të njëjtin krevat me të. Ajo ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në jetën time. E di se një ditë njerëzit largohen, prandaj e çmoj çdo çast me të. Ata bënë gjithçka për të më ndihmuar të realizoja ëndrrën time. Të shoh atë të lumtur nuk ka çmim”, tha Vinícius, duke shprehur ndjenjat e tij më të thella.

Aktualisht, Vinícius është duke shkëlqyer në Botërorin 2026, ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe të japë një asist në tri ndeshje. Ai e sheh këtë si një mundësi për të rikthyer Brazilin në majat e futbollit botëror. “Kjo është një gjeneratë që po lufton për ta rikthyer Brazilin në majë. Ancelotti na jep liri dhe besim. Lojtarë si Neymar, Casemiro, Alex Sandro, Danilo e Marquinhos na ndihmojnë shumë”, theksoi ai.

Nga Rubrika