Përballja e papritur: Drilon Rama sfidon Amarildo Bakajn në ring

Një ngjarje e papritur ka shpërthyer në botën e boksit shqiptar, ku dy emra të njohur, Drilon Rama dhe Amarildo Bakaj, janë përfshirë në një debat të nxehtë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Drilon Rama, fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një ftesë publike për boksierin Amarildo Bakaj për t’u përballur në ring. Kjo ftesë erdhi pas disa komenteve që Amarildo kishte bërë gjatë kohës që Driloni ishte pjesë e BBVK, duke e bërë situatën edhe më interesante.

“Ti e din kur unë kam qenë në BBVK çka ke fol për mu. Edhe unë jam gjak shqiptar si ti, jam krenar që jam shqiptar. S’kam qejf me u rreh me shqiptar, po janë do njerëz që e lypin edhe s’e la kërkon me fol për mu kundër. Masi je boksier edhe ti, ta kryjm këtë punë si dy boksiera,” ka thënë Driloni në videon e tij, duke theksuar se nuk është një person që bën thashetheme.

Reagimi i Amarildo Bakajt ka qenë i shpejtë dhe i fortë. Ai e ka akuzuar Drilonin se po kërkon vëmendje dhe famë me këtë lëvizje, duke e quajtur këtë një tentativë për të krijuar një përçarje mes shqiptarëve.

“Ora 3 e natës, s’më kap gjumi prej inati. Unë Rambo interneti, e? Shumica nuk e kan kuptuar dhe mendojn se unë i kam kërkuar ndeshje. Unë kurrë s’do t’i kërkoja ndeshje një shqiptari,” ka shkruar Amarildo në postimin e tij në Instagram.

Bakaj ka theksuar se ka tentuar të kontaktojë Drilonin për të diskutuar një ndeshje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai gjithashtu ka përmendur diferencën e madhe në peshë mes tyre, duke shprehur gatishmërinë për të ulur peshën e tij për të realizuar këtë përballje.

“Ky 72 kg, unë jam 87. Me zor jam ul në ndeshjen e fundit 82. Unë deri në këtë peshë ulem dhe ta plotësoj dëshirën me të ba shembull,” ka thënë Amarildo, duke e theksuar se kjo situatë është një përpjekje për të ndarë shqiptarët.

“Kjo është përçarje Kosovë-Shqipëri, qa ka ba ky,” ka përfunduar boksieri, duke lënë të hapur mundësinë për një përballje të mundshme në të ardhmen.

Nga Rubrika