Prej muajsh të ndarë fizikisht, burri i Genta Ismajlit emocionon ndjeksit me mesazhin për familjen

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, janë ndarë fizikisht për një periudhë të gjatë, duke u përballur me sfida të shumta për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.

Megjithatë, edhe pse kilometrat i ndajnë, ata vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekur dhe të dashur nga publiku.

Malli për të kaluar kohë së bashku me Gentën dhe dy binjakët e tyre duket se e ka bërë këtë periudhë largësie akoma më të vështirë për Huseyin.

Në një postim të fundit në Instagram, ai ndau një fotografi të ndjerë të partneres së tij me fëmijët, duke shprehur ndjenjat e tij për t’u rikthyer pranë tyre. Ky postim është një dëshmi e dashurisë së tij të thellë për familjen.

Huseyin ka shkruar: “Familja ime e vogël, po vij! Më keni munguar aq shumë… I numërova ditët, më në fund po bashkohemi.

Mezi pres përqafimet tuaja të ngrohta dhe momentet e bukura që do të kalojmë së bashku. Më keni munguar shumë, po shumë fare”!

Këto fjalë tregojnë se, pavarësisht vështirësive që sjell largësia fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë dhe e pandashme. Tani që ditët e pritjes po përfundojnë, të gjithë janë në pritje të momentit të ribashkimit të tyre të shumëpritur.

Screenshot

Nga Rubrika