Ronaldo: Një kapitull i ri pas fitores ndaj Kroacisë

Pak para ndeshjes vendimtare në Toronto, Kátia Aveiro, motra e njohur e Cristiano Ronaldos, bëri një deklaratë të papritur, duke thënë se kjo do të ishte Kupë Botës e fundit për të. Megjithatë, pas triumfit të jashtëzakonshëm ndaj Kroacisë, Ronaldo hodhi poshtë këto spekulime dhe u shpreh se e ardhmja e tij me kombëtaren është ende e paqartë.

“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme tani. Do të flas më vonë… Pasi të fitojmë ose të humbasim, do të bisedoj me familjen time dhe më pas do të marr vendimin më të mirë. Nuk marr më vendime nën ndikimin e emocioneve; tani i bëj të gjitha me qetësi. Tani ka rëndësi të shijojmë të tashmen”, tha ai në një intervistë për “Sport TV”.

Pas ndeshjes, CR7 u shpall lojtari më i mirë i takimit nga FIFA, por ai zgjodhi të flasë vetëm me mediat që kishin të drejta transmetimi. Ai theksoi se për të fituar në një kompeticion të tillë, është e nevojshme të dish të vuash dhe të përballesh me sfidat.

“Sot duhej të dinim të vuanim. Për të fituar një kompeticion të këtij niveli duhet të dish të vuash. Pjesa e parë ishte nën kontrollin tonë, ndërsa e dyta ishte më kaotike. Ata shënuan, ne u nervozuam pak, por pika e kthesës ishte penalltia. Që nga ai moment ndeshja u bë më e lehtë”, shpjegoi ai.

Ronaldo e pranoi se ekipi kishte ende disa vështirësi për të kapërcyer, por ai e sheh këtë si pjesë të bukurisë së kompeticionit. “Kemi ende disa vështirësi, por kjo është bukuria e këtij kompeticioni dhe duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.

https://telesport.al/e-zbulon-motra-e-cr7-ka-vendosur-te-largohet-nga-kombetarja-ja-kur-do-te-ndodhe/

Nga Rubrika