Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Brikenda, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit.
Brikenda është shfaqur e veshur me një fustan elegant ngjyrë të zezë, duke marrë menjëherë komplimente të shumta në rrjetet sociale.
Me stilin e kuruar dhe paraqitjen plot klas, ajo arriti të jetë në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave rozë.
Fustani i zi, që i vinte në pah linjat trupore dhe elegancën natyrale, u komentua mjaft shumë nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për dukjen e saj moderne dhe të sofistikuar.
Që pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, Brikenda ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh komentohet për paraqitjet e saj plot stil./InfoKosova/
