Enca paralajmëron: ‘Rrini në shtëpi, sonte Kanye është i zënë’

Mbërritja e reperit të njohur Kanye West në Tiranë ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi befasues nga këngëtarja Enca.

Këngëtarja ka arritur të ngjallë kuriozitet të madh me disa foto mjaft intime, ku duket se po kalon momente të veçanta me artistin amerikan. Ajo e shoqëron këtë postim me një mesazh intrigues:

“Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë”.

Megjithatë, ndërsa shumë ndjekës filluan të spekulojnë se këto imazhe ishin të krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI), e vërteta është krejt ndryshe. Enca ka përdorur një kujtim të bukur, pa asnjë program montazhi.

Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit janë shkrepur vite më parë në Londër, në muzeun e famshëm ‘Madame Tussauds’.

Statuja e Kanye West, e cila duket tejet reale, është ajo që Enca po përqafon në foto, duke e bërë të duket si një moment të vërtetë.

Me këtë lëvizje të mençur dhe me një nuancë humori, Enca ka arritur të “gënjejë” me sukses ndjekësit e saj, duke shfrytëzuar ethet e koncertit të tij në kryeqytet për të krijuar një lajm tërheqës.

Nga Rubrika