Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka deklaruar se kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet të dalë publikisht për të kërkuar lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Sipas Tahirit, një veprim i tillë do të dëshmonte se Kurti është shqiptar dhe do t’i rrëzonte pretendimet se ai ka deponuar dosje në Gjykatën Speciale.
“Ku e dimë nesër a është kryeministër ajo, ma mirë le të del që s’ka deponu dosje në Hagë, por del le të urojë mirëseardhje”, ka deklaruar Tahiri në emisionin Kosova Live në T7.
