Krisje mes Selinës dhe Kristit? Ndjekësit shqetësohen për miqësinë e tyre

 

Miqësia e dikurshme mes Selin Bollatit, fitueses së Big Brother VIP 5, dhe ish-banorëve Kristi Lamajt duket se ka kaluar në një fazë të re, duke ngjallur shqetësim te fansat pas ndryshimeve në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të reality show-t, të dy ata, të cilët ndanë momente të veçanta gjatë qëndrimit në shtëpi, kanë vendosur të heqin ndjekjen e njëri-tjetrit në Instagram. Ky veprim ka shkaktuar spekulime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të tyre.

Ky ndryshim në marrëdhënien e tyre ka ardhur pas disa deklaratave të fundit që Selin dhe Kristi bënë në Post Big Brother VIP, ku ata ndanë mendimet e tyre mbi përvojën e tyre në shtëpi.

Gjatë kohës në shtëpi, Kristi kishte shprehur hapur ndjenjat e tij për Selinën, duke pranuar se ndiente një pëlqim të veçantë për të. Ai kishte theksuar se, nëse do të kishte mundësi, do të dëshironte që ajo të ishte pranë tij në një situatë tjetër.

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”, kishte thënë Kristi, duke treguar se ndjenjat e tij ishin të sinqerta dhe të thella.

Pas përfundimit të show-t, ai u pyet sërish për këtë ndjenjë dhe shpjegoi se pëlqimi i tij për Selinën lidhej me inteligjencën e saj. Ai e vlerësonte mendimin e saj dhe mënyrën se si ajo e shihte botën.

Selin gjithashtu konfirmoi se ishte në dijeni të ndjenjave të Kristit, pasi ai ia kishte shprehur ato gjatë kohës që ishin në shtëpi. Ajo theksoi se kishte pasur një marrëdhënie të veçantë me të, e cila kishte evoluar nga konflikte në një raport të fortë shoqëror.

“Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë”, tha Selin, duke treguar se ndjenjat e saj ishin të sinqerta.

Megjithatë, heqja e ndjekjes në Instagram ka shtuar dyshimet për një krisje të mundshme mes tyre, duke lënë fansat të pyesin për të vërtetën e marrëdhënies së tyre.

 

Nga Rubrika