Pas komenteve për trupin, Georgina zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo

Georgina Rodríguez, partnerja e famshme e Cristiano Ronaldos, ka shpërthyer në një mesazh të fuqishëm për vetëpranimin, pas kritikave që ka marrë për pamjen e saj gjatë pushimeve në një jaht.

Ajo ka ndarë mendimet e saj mbi ndryshimet e trupit dhe rëndësinë e vlerave personale, duke theksuar se çdo grua përjeton transformime fizike në jetë. “Trupi im do të ndryshojë, ashtu siç ndryshon trupi i çdo gruaje. Dhe shpresoj që të vazhdojë ta bëjë këtë për shumë vite, sepse kjo do të thotë që vazhdoj të jetoj,” ka shkruar Georgina.

Me gjashtë fëmijë në jetën e saj, Georgina ka theksuar se një nga mësimet më të rëndësishme që dëshiron t’u japë vajzave të saj është se vlera e një personi nuk përcaktohet nga pamja fizike apo nga mendimi i njerëzve të panjohur.

Përballë komenteve negative, ajo ka biseduar me Cristiano Ronaldo, duke shprehur shqetësimin se kritikat për peshën mund të ndikojnë në ndjenjat e saj, duke e bërë të ndjehet e pasigurt për imazhin e saj publik.

Ronaldo, sipas saj, e ka inkurajuar duke i kujtuar se vlera e saj është shumë më e madhe se sa pamja fizike: “Ti je një grua, nënë, një person me vlera dhe e suksesshme,” i ka thënë ai.

Georgina ka theksuar se kjo situatë përsëritet çdo verë, kur trupi i saj bëhet objekt diskutimi publik, duke ngritur pyetje të rëndësishme: “Ku është standardi? Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A mendojmë ende se lumturia ka një masë?”

Ajo ka shpjeguar se për të, stërvitja nuk ka qenë kurrë një luftë për të humbur peshë, por një mënyrë për t’u kujdesur për veten dhe për shëndetin e saj mendor.

“E dua trupin tim në çdo version të tij. Është trupi që më ka lejuar të përqafoj, të krijoj jetë, të rrëzohem dhe të ngrihem përsëri,” ka shkruar Georgina, duke nënvizuar rëndësinë e vetëpranimit.

Në përfundim, ajo ka theksuar se suksesi i vërtetë për të nuk është përshtatja me standardet e të tjerëve, por të jetojë në paqe, të kujdeset për shëndetin dhe të shijojë momentet me familjen dhe ata që do.

Nga Rubrika