Hapën biznesin së bashku, por një fjali e burrit nisi konfliktin: “Po punoj falas”

Të hapësh një biznes me partnerin mund të duket si ëndërr, por një çift ka treguar se pikërisht çështja e parave po krijon probleme serioze mes tyre.

Gruaja shpjegoi në Reddit se ajo dhe bashkëshorti zotërojnë së bashku një biznes të vogël.

Ajo merret kryesisht me porositë dhe klientët, ndërsa ai është përgjegjës për faqen online dhe anën teknike.

Problemi nisi kur burri filloi të thoshte se ishte në fakt një “punëtor pa pagesë”, sepse nuk merrte një fletëpage të zakonshme si një punonjës.

Gruaja e sheh situatën ndryshe. Sipas saj, të dy marrin të ardhura nga fitimi i biznesit, ndërsa paratë përdoren për kredinë e shtëpisë, faturat dhe jetën e tyre të përbashkët.

Biznesi ende nuk sjell fitime të mëdha, por mbulon shpenzimet kryesore të familjes.

Rasti ka nisur një debat interesant: kur dy bashkëshortë zotërojnë së bashku një biznes, a duhet secili të marrë edhe pagë formale për punën që kryen?/TwistedSifter/

Nga Rubrika