Blero sërisht në Big Brother, ky është reagimi i papritur i Eronitës

I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal 10, Blero u përball me një sfidë interesante që përfshinte bashkëshorten e tij, Eronitën.

Gjatë një telefonate të organizuar nga moderatori Shëndrit Lumi, këngëtari duhej të bënte një “prank” për të testuar reagimin e saj ndaj një rikthimi të mundshëm në “Big Brother”.

Gjatë bisedës, Blero i tregoi Eronitës se kishte marrë një ftesë për të hyrë sërish në reality show-n e njohur. Ai shprehu pasiguri dhe kërkoi mendimin e saj për këtë mundësi që i ishte paraqitur.

Eronita, e cila nuk e dinte se po bëhej pjesë e një sfide, iu përgjigj me një ton të qetë, duke thënë:

“Nëse ti mundesh me nejt pa bebin, ti shko, kqyre vet”

Përgjigjja e saj e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë e bëri Bleron të mendojë për situatën. Ai e përfundoi bisedën duke thënë: “Blero, hajt të mendoj edhe njëherë, beb”, duke e realizuar me sukses sfidën e tij.

Pasi zbuloi se gjithçka ishte një lojë, Eronita e përshkroi situatën me humor në një mesazh për Bleron, duke shkruar:

“Shihemi te shpija”.

Pas përfundimit të sfidës, Blero u shpreh për mundësinë e rikthimit në “Big Brother”. Ai theksoi se në këtë fazë të jetës së tij, do të ishte e vështirë të rikthehej në formatin e njohur, por nuk e përjashtoi mundësinë krejtësisht.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, theksoi ai, duke shtuar se me një ofertë të përshtatshme, mund të rishikonte vendimin e tij.

Duket se, edhe pse rikthimi në “Big Brother” nuk është në planet e tij aktuale, Blero e la derën hapur për një surprizë të mundshme në të ardhmen, duke mbajtur fansat në pritje të zhvillimeve të reja.

Nga Rubrika