Një çift australian kishte miliona dollarë në shtëpi për gati dy muaj, por nuk kishte asnjë ide për këtë.
Gruaja kishte blerë një biletë të lotarisë “Set For Life”.
Pas shortit, bileta përfundoi mbi një tavolinë në shtëpinë e çiftit në Sydney.
Aty qëndroi për plot shtatë javë.
Gruaja kujtonte herë pas here se duhej ta kontrollonte, por vazhdimisht e shtynte për më vonë.
Kur më në fund shkoi të verifikonte biletën, zbuloi se ajo kishte fituar çmimin kryesor.
Vlera totale është rreth 3.4 milionë dollarë amerikanë.
Në vend të një pagese të vetme, çifti do të marrë mbi 14 mijë dollarë çdo muaj për 20 vite, ndërsa ata thanë se fitorja mund t’ua ndryshojë planet për pensionim.
Burimi:
PEOPLE – bileta 3.4 milionë dollarëshe