Më shumë se një vit pas tragjedisë që tronditi ndjekësit e influencueses Emilie Kiser, autoritetet kanë bërë publik shkakun zyrtar të vdekjes së djalit të saj trevjeçar, Trigg.
Vogëlushi ndërroi jetë më 18 maj 2025.
Gjashtë ditë më herët ai kishte rënë në pishinën e shtëpisë së familjes.
Nëna e tij, Emilie, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e incidentit.
Bashkëshorti i saj Brady ishte duke u kujdesur për djalin tjetër të çiftit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Trigg nuk arriti të mbijetonte.
Dokumentet e publikuara tani kanë konfirmuar se vdekja lidhej me mbytjen pas incidentit në pishinë.
Rasti kishte sjellë një valë të madhe reagimesh dhe diskutimesh online.
Emilie dhe Brady kanë vazhduar jetën familjare dhe së fundmi kanë bërë të ditur se presin fëmijën e tyre të tretë.

Burimi:
PEOPLE – zbulohet shkaku i vdekjes së Trigg Kiser