Blero përjeton një humbjen të rëndë, një lamtumirë prekëse

Një ditë e errët ka mbërthyer zemrën e këngëtarit të njohur Blero Muharremi, i cili sot përballet me një humbje të madhe në familjen e tij.

Me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Blero ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tezes së tij, një grua me të cilën kishte një lidhje të veçantë dhe të thellë shpirtërore.

Tezja e tij, e cila ishte një figurë kyçe në jetën e Bleros, përshkruhet nga ai si një nënë e dytë, duke theksuar rëndësinë e saj në formimin e tij si individ.

Në postimin e tij, ai ka publikuar një fotografi të ngrohtë me të, e cila pasqyron dashurinë dhe lidhjen e fortë që kishin ndërtuar gjatë viteve.

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”, ka shkruar Blero, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë.

Familja dhe miqtë e tij janë të gjithë të prekur nga kjo humbje, duke ofruar ngushëllime dhe mbështetje në këtë moment të vështirë.

Ngushëllime Blero! /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika