Mirlind Daku shënon “golin e parë”, por momenti me vajzën e tij merr gjithë vëmendjen

Mirlind Daku ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe mjaft emocionues nga fusha, këtë herë jo vetëm në rolin e futbollistit, por edhe si baba.

Sulmuesi kosovar ka publikuar disa fotografi së bashku me vajzën e tij, Miresën, duke sjellë një moment të bukur familjar në mesin e emocioneve të futbollit.

Krahas fotografive, Daku ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por domethënës: “Happy to score my first goal”.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi përveç emocionit të golit, fotografitë përcjellin edhe një moment të veçantë mes babait dhe vajzës së tij.

Ky është një tjetër moment që tregon se pas fushës, rezultateve dhe golave, për Daku-n ka edhe momente familjare që kanë një rëndësi të veçantë.

Nga Rubrika