Përplasja e fundit mes Edi Kuçit dhe Joz Markut ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, duke e bërë këtë ngjarje një nga temat më të nxehta të momentit.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është tatuazhi i veçantë që Edi ka në krah. Në foton e publikuar prej tij, shfaqet qartë shprehja: “Hakmarrja s’ka datë skadimi”.

Kjo shprehje ka marrë një kuptim të ri për ndjekësit, duke u lidhur ngushtë me ngjarjet e fundit mes tij dhe Jozit. Pamjet e përplasjes treguan tensionin e lartë, ku Jozin e shihnim duke e goditur Edi-n me shuplakë dhe duke i kërkuar të ulet në gjunjë për të kërkuar falje.
Pas publikimit të videove, Edi reagoi duke theksuar se kishte qenë i vetëm përballë një grupi të madh. Ai shkroi: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre!”
Shprehja e tatuazhit ka nxitur spekulime të shumta në rrjet, me ndjekësit që mendojnë se mund të jetë një mesazh i drejtpërdrejtë për Jozin dhe situatën e tensionuar që ata kanë kaluar së fundmi.
Ky incident ka bërë që shumë të pyesin se çfarë do të ndodhë më tej mes dy artistëve, duke e bërë këtë histori edhe më intriguese për publikun.
Me një mesazh të tillë në trup, Edi duket se është i vendosur të tregojë se nuk do të harrojë lehtë këtë përballje dhe se pasojat e saj mund të jenë më të thella se sa duket në sipërfaqe.