Violeta sfidon rininë me stilin e saj në Amerikë

Violetë Kukaj, një emër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, po kalon një verë të mbushur me aktivitete dhe ngjarje të veçanta.

Këngëtarja e njohur ka qenë e angazhuar në dasma e ahengje, duke sjellë energjinë e saj pozitive në çdo skenë ku ka performuar.

Aktualisht, Violeta ka vendosur të shijojë pushimet e saj në Amerikë, një vend që ofron shumë mundësi për aventurë dhe relaksim, raporton IndeksOnline.

Në rrugët e New Yorkut, ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe që tregojnë stilin e saj të veçantë dhe tërheqës.

Me një veshje elegante dhe shumë stil, Violeta po shkëlqen dhe tregon se mosha nuk është pengesë për të qenë në qendër të vëmendjes.

Edhe pse po i afrohet të 60-ave, ajo sfidon vajzat e reja me pamjen e saj, duke dëshmuar se bukuria dhe stili nuk kanë moshë.

Nga Rubrika