LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, kandidate për nënkryetarë nga PDK-ja do të jetë Vlora Çitaku, ndërsa LDK-ja ende nuk e zyrtarizuar, pasi këto dy parti kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë.

Se si do të zhvillohet procesi i votimit dhe cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës së Haxhiut, pritet të qartësohet gjatë seancës.

Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00. Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.

Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar./Telegrafi/

Nga Rubrika