Pas tensioneve të natës së kaluar gjatë protestës në Tiranë, influencerja e njohur Sara Hoxha ka ndarë mendimet e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar.
Në një fotografi të publikuar në Instagram Story, Sara shfaqet duke bërë ushtrime fizike, e mbështetur për mur në një pozicion të pazakontë. Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Ajo ka shoqëruar imazhin me një mesazh që tregon se, pavarësisht përpjekjeve për të gjetur qetësi, mendimet e saj vazhdojnë të jenë të fokusuar te ngjarjet e fundit që ndodhën në qytet.
“Po mundohem ta qartësoj mendjen, por gjithçka për të cilën mund të mendoj është… ishalla nuk lëndohet më njeri”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji të zemrës së thyer.
Me këto fjalë, Sara ka shprehur shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit dhe dëshirën që situata të mos përshkallëzohet më tej, duke shpresuar që askush të mos lëndohet.
Megjithatë, reagimi i saj ka hasur në kritika të ashpra nga disa përdorues të platformës X, të cilët e kanë vënë në dyshim qëndrimin e saj ndaj situatës.
Një përdorues ka shpërndarë fotografinë e Sarës, duke e shoqëruar me një koment të ashpër, duke shprehur habi për shkëputjen e saj nga realiteti.
“Si mund të jetë një njeri kaq i shkëputur nga realiteti? Kaq i paditur? Më mirë mos fol fare sesa të nxjerrësh broçkulla nga goja”, ka shkruar ai.
Kritikat janë intensifikuar, me një tjetër përdorues që ka shprehur fyerje ndaj Sarës dhe ka bërë komente të papërshtatshme për të.
“Sa e shkëputur nga realiteti mund të jetë kjo femër idiote, të thyfsh këmbën, trapë”, thuhet në komentin e tij.
Këto reagime tregojnë se postimi i Sara Hoxhës ka ngjallur polemika të forta në rrjetet sociale, ku disa e kritikojnë për qëndrimin e saj, duke e konsideruar të shkëputur nga realiteti që po përjetohet pas protestës.
/Prive By LS
