Haradinaj: Negociatat për Specialen ishin një gabim kombëtar

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special në Hagë ka kaluar në Kuvend, por me pasoja të rënda për vendin.

Ky kalim erdhi pas një marrëveshjeje mes PDK-së dhe LVV-së për emrin e Presidentit, ku Justina Shiroka-Pula u propozua për këtë post.

Haradinaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, shprehet se negociatat për këtë ligj nuk ishin të nevojshme, duke theksuar se ishte një çështje kombëtare që duhej trajtuar ndryshe.

“Shteti ynë nuk ka bërë asnjë veprim të qartë, përveç marrëveshjeve të errëta që i kam quajtur unë, të cilat dolën në dritë para datës kritike të 6 tetorit,” tha ai.

Ai e cilëson këtë si një veprim të errët, duke theksuar se protestat e tyre nuk ishin negociata me qeverinë për rishikimin e Ligjit për Specialen.

“Me gjithë respektin për zotëri Hamzën, veprimet e tij nuk kanë qenë në përputhje me deklaratat. Protesta u ndal për shkak të një lajthitjeje të skandalozë që ndodhi me ligjet,” theksoi Haradinaj, sipas Klankosova.tv.

Ai sqaroi se orientimi i protestës nuk kishte si qëllim zgjedhjen e Presidentes, por kundërshtimin e dënimit të krerëve të UÇK-së.

“Ne nuk dolëm për të mbështetur një subjekt politik, por për të mbrojtur kauzën tonë. Ky ishte një pazar i ulët dhe një keqpërdorim i fatkeqësisë së njerëzve,” përfundoi ai.

Haradinaj theksoi se projekti për Dhomat e Specializuara në Hagë nuk duhej të ishte subjekt negociatash, duke e cilësuar përgjegjësinë e Kurtit dhe të tjerëve si një dështim në aspektin kombëtar.

Nga Rubrika