Doina nxehet në lëkurë të zezë me maskë mahnitëse

Modelja Doina Barbaneagra ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një paraqitje që kombinon sensualitetin dhe stilin ekstravagant. Ajo është shfaqur e veshur me një set lëkure të zezë, i cili përqafon format e saj dhe e thekson gjoksin në mënyrë jashtëzakonisht sensuale. Maskë e lëkurës, e cila mbulon pjesën e syve dhe kokës, e bën pamjen edhe më misterioze dhe tërheqëse.

Në këtë fotosesion të veçantë, Doina qëndron në tarracën e një ndërtese të lartë, duke kqyrur horizontin e qytetit që ndriçon në sfond. Çizmet e larta dhe dorezat e gjatë shërbejnë si aksesorë perfektë që plotësojnë veshjen e saj gati theatrale.

Fotografia, postuar në profilin e saj në Instagram, shoqërohet me mbishkrimin intrigues "Trick or Meow? 🐈‍⬛", duke shtuar një element loje me festën e Halloween.

Kombinimi i lëkurës së zezë me detajet e tjera bën që Doina të duket si një karakter i dalë nga filmi "Catwoman", duke ofruar një shfaqje që është po aq sa artistike, aq edhe e guximshme.

Kjo paraqitje nuk është e panjohur për modelen, e cila shpesh eksperimenton me veshje të ndryshme që i lejojnë të shprehë krijimtarinë dhe sensualitetin e saj.

Nuk është hera e parë që Doina zgjedh të pozojë me stilin e saj unik, që e ka bërë atë të njohur në botën e modës. Prania e saj mbresëlënëse në fotografi nuk lë vend për dyshim mbi pse ajo ka mbi 1.7 milionë ndjekës në Instagram.

Sipas burimeve, Doina jeton mes Vjenës dhe Miamit, dy qytete që e frymëzojnë për krijimin e imazheve kaq mahnitëse. Me një karrierë të suksesshme si modele, ajo vazhdon të ndajë momente unike me ndjekësit e saj, të cilët presin me padurim çdo postim të ri dhe të freskët nga ajo. /InfoKosova/

Doina Barbaneagra

Nga Rubrika