Selin Bollati, e njohur si fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një deklaratë intriguese lidhur me dasmën e saj me DJ Gimbon. Ajo ka konfirmuar se ceremonia do të zhvillohet më datë 5, por ka lënë të hapura shumë detaje të tjera që do të mbeten për t’u zbuluar.
Gjatë emisionit “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, moderatorja Orinda Huta e ka nxitur Selin të ndajë më shumë informacione rreth kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Megjithatë, Selin ka preferuar të ruajë misterin, duke mos zbuluar as muajin dhe as vitin e dasmës.
“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them,” ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se ka një plan të qartë, por pa dhënë hollësi të tjera.
Pjesë nga biseda:
Orinda: Kemi dëgjuar se e kishit vendosur datën e dasmës. E shtytë sërish?
Selin: Unë kam përmendur një datë që është në horizont.
Orinda: Data 5? Po cila datë 5, se tetori kaloi dhe tani jemi në nëntor…
Selin: Orinda, është e sigurt që do të jetë më datë 5. Kaq mund të them.
Ori: Do të të pyesim përsëri deri në dhjetor, çdo muaj.
Mira: Të shtunën tjetër pyesim për ditën, pastaj për muajin.
Selin: Mendoj ta kthejmë në serial dhe t’ia propozojmë Netflix-it.
Mira: Serialin e bën mirë, ke talent dhe di ta mbash.
Selin: Më pëlqen shumë aktrimi dhe e kam pasion, por jo në këtë rast.