Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe për të kundërshtuar politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij. Kjo protestë është një reflektim i gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale që po përjeton vendi.
Në një intervistë për Vox Kosova, organizatori Durim Aliu theksoi se arsyeja kryesore e protestës është gjendja ekonomike, e cila është bërë një shqetësim për shumë qytetarë. Ai e cilëson këtë situatë si një nga faktorët kryesorë që ka nxitur protestën.

Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë shkarkimin e ministrave, por dorëheqjen e Kurtit, duke pretenduar se ministrat e emëruar prej tij janë të njëjtë. Ai beson se ndryshimi i qeverisë është i domosdoshëm për të sjellë një ndryshim të vërtetë në politikën e vendit.
“Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë,” ka deklaruar Aliu, duke theksuar se ndryshimi duhet të fillojë nga kryeministri.
