Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes së publikut, Vedati dhe Roela kanë vendosur të ndajnë me ne një rrëfim të sinqertë mbi vështirësitë që kanë përjetuar gjatë vitit të fundit.
Në një intervistë për Prive By LS, çifti ka zbuluar sfidat personale dhe familjare që i kanë shoqëruar, duke e bërë këtë vit një nga më të vështirët në jetën e tyre.
Vedati shpjegoi se mungesa e tij nga rrjetet sociale nuk ishte thjesht një zgjedhje e rastësishme. Ai kishte kaluar përmes disa periudhave të vështira, ku ndjeu nevojën për një “restart” të plotë, duke u tërhequr për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe për të shmangur presionin e vazhdueshëm të publikës.
Roela, nga ana tjetër, zbuloi se periudha pas lindjes kishte qenë veçanërisht e vështirë për të, duke ndikuar në marrëdhënien e tyre si çift. Ajo e pranoi se kishte kaluar nëpër një krizë emocionale që e kishte bërë të ndjehej e izoluar.
Vedati gjithashtu theksoi se këto sfida kishin ndikuar në gjendjen e tij emocionale dhe sjelljen, duke e bërë të ndjehej i lodhur dhe i mbyllur. Roela e konfirmoi se kjo periudhë kishte qenë e vështirë për të dy, duke i detyruar ata të përballen me realitetin e ri.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, ata pranuan se vitin e kaluar kishte sjellë gjithashtu momente gëzimi dhe dashurie si familje, duke i ndihmuar të forcojnë lidhjen e tyre.
Çifti tani po përpiqet të lërë pas këtë kapitull të vështirë dhe të rikthejë harmoninë në marrëdhënien e tyre, duke shijuar çdo moment të bukur që ofron jeta familjare.
Rrëfimin e plotë të çiftit mund ta ndiqni në intervistën për Prive By LS.