Afrona Dika ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me një lajm të rëndësishëm: ajo është martuar!
Me anë të një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente të paharrueshme nga ceremonia e saj të veçantë, duke zbuluar gjithashtu identitetin e partnerit të saj.
Surpriza e madhe është se bashkëshorti i saj nuk është një emër i panjohur për publikun!
Ai është James Dyer Smith, një biznesmen i njohur, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij me Afronën që nga viti 2023.
James është i angazhuar në fushën e dizajnit të interierit në Zvicër dhe ka bërë jehonë të madhe për sukseset e tij profesionale.
Megjithatë, pas disa muajsh të lidhjes, u raportua se çifti kishte vendosur të ndaheshin, duke lënë shumë të habitur ndjekësit e tyre.
Por, siç duket, historia e tyre e dashurisë nuk kishte përfunduar ashtu siç menduan të gjithë!
Burime të afërta me çiftin kanë bërë të ditur se Afrona dhe James janë ribashkuar dhe kanë vendosur ta mbajnë këtë kapitull të marrëdhënies jashtë vëmendjes së mediave.
Me fotografitë e martesës, ata tani kanë vendosur ta bëjnë publike vazhdimësinë e historisë së tyre të dashurisë, duke hapur një kapitull të ri së bashku.