Familjarët e Jonës Krasniqi kanë bërë publike disa fotografi që dokumentojnë postimet e Doresës nga disa vite më parë, të cilat janë të mbushura me fyerje dhe ofendime të rënda ndaj Jonës.
Fotografitë e publikuara në InstaStory përfshijnë screenshots të postimeve që Doresa, një influencuese e njohur, kishte bërë për banoren e BBVK-së, duke zbuluar një anë të errët të marrëdhënies mes tyre.
Postimet e Doresës janë të mbushura me fjalë të ashpra, ku ajo shpreh mendime të forta për Jonën, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme. Këto komente kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Një nga deklaratat më të rënda të Doresës për Jonën ishte: “E ka kap shejtani këtë çikë, fle me krejt botën, pin bar e pin alkool, derisa i bjen truni, po ben sikur sikur eshte studente e mençur.” Kjo shprehje ka shkaktuar një valë reagimesh nga ndjekësit e saj.
Po ashtu, Doresa ka kërcënuar se do të publikonte një video si provë për sjelljen e Jonës me një djalë në parking, duke lënë të kuptohet se ka më shumë informacione që mund të dalin në dritë.
Në një tjetër postim, Doresa ka bërë një deklaratë të frikshme, duke kërcënuar se do të publikonte fotografi të zhveshura të një femre tjetër, duke shkaktuar shqetësim te familjarët e Jonës.
“[…] tash jemi krejt këtu në dhomë e po qeshim sa qesharake je, që bën postim të veçantë se sa e rëndësishme jam për ty, sheqer 😅 të fala, dola prej grupit, ma le*ini bën! […] o lezbike e mjerë e e shëmtuar, mbylle gojën o burrneshë,” ka shkruar Doresa, duke vazhduar me fyerje të tjera të rënda.
Pas publikimit të këtyre postimeve, familjarët e Jonës kanë reaguar në profilin e saj, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe duke theksuar se Doresa ka ardhur në Big Brother për të akuzuar Jonën për bullizëm.
“Ja kjo është Doresa që ka ardhë në Big me akuzu Jonën për bullizim. Ndoshta tash e kuptoni pse Jona ka reagu siç ka reagu,” kanë shkruar ata, duke i bërë thirrje publikut të kuptojë situatën e vërtetë.