Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto nga një ngjarje muzikore. E veshur me një fustan të zi, plot transparencë, këngëtarja është shfaqur në mënyrë provokuese. Veshja e saj e hapur dhe me prerje të guximshme, theksonte linjat e saj trupore.
E me flokët e lëshuara dhe një aksesor të vogël në qafë, Beatrix ka sjellë një pamje që nuk kalon pa u vënë re. Ndërsa gjoksi i saj ishte disi i hapur, pjesa e poshtme e fustanit ishte gjithashtu e dizajnuar për të tërhequr vëmendjen, duke pasur një prerje të theksuar.
Në postimin e saj, ajo ka shkruar: "i’ll be chasing this feeling for a lifetime," duke shoqëruar foton me një zemër të zezë. Komentet nga ndjekësit e saj ishin të shumta, shumica e tyre komplimente për pamjen e saj të guximshme.
Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë një nga figurat më të diskutueshme dhe të ndjekura në rrjetet sociale, dhe çdo paraqitje e saj krijon valë në mediat rozë.
Fotografia e fundit e publikuar konfirmon edhe një herë se ajo nuk heziton të eksperimentojë me stilin dhe të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj unike. Kjo e bën atë një nga personalitetet më interesante në skenën e showbiz-it shqiptar. /InfoKosova/
