Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” janë në kulmin e tyre, duke sjellë një debat të ashpër mes Nichit dhe influencueses bjelloruse, Olechka Grigorieva.
Nichi, i cili këtë javë ka marrë rolin e kapitenit të shtëpisë, është angazhuar për të menaxhuar detyrat e banorëve dhe për të siguruar që ato të përmbushen siç duhet.
Gjatë një kontrolli të detyrave, ai e ka kritikuar Olechkën për moskryerjen e një prej detyrave të saj, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
Debati mes tyre ka marrë një kthesë të papritur, kur Nichi e ka përmendur afrimitetin e Olechkës me reperin Fuego, me të cilin ajo është parë shpesh së fundmi.
“Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël,” i ka thënë ai, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme.
Olechka, e cila nuk e ka pritur mirë këtë koment, ka reaguar menjëherë, duke i kërkuar Nichit të mos ndërhyjë në punët e saj.
“Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant,” ia ktheu ajo, duke e sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kjo përplasje ka shtuar tensionin në shtëpi, duke lënë të hapur pyetjen se si do të zhvillohet raporti mes dy banorëve në ditët në vijim.