Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, kanë rikthyer vëmendjen e publikut me një veprim të papritur në rrjetet sociale.
Pas një periudhe të gjatë me dinamika të ndryshme në marrëdhënien e tyre, dyshja po përballet me një situatë të paqartë që ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve.
Informacionet e fundit sugjerojnë se Brikena dhe Mateo nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që ka ngritur menjëherë pikëpyetje mbi statusin e lidhjes së tyre.
Kjo situatë nuk është e re për ta, pasi ata kanë ndërprerë ndjekjen e ndërsjellë edhe më parë, duke bërë që fansat të spekulojnë për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Çfarë po ndodh me Mateo dhe Brikenën? E papritur! Ndahen Mateo dhe Brikena?
Megjithatë, është interesante se fotografitë e përbashkëta vazhdojnë të jenë të pranishme në profilin e Brikenës, duke lënë hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm.
Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të sqaruar situatën mes tyre, duke lënë fansat në pritje të një përgjigjeje.
Kujtojmë se Mateo ka reaguar më parë në rrjetet sociale pas kritikave që mori Brikena për një postim të bërë prej saj, duke treguar se marrëdhënia e tyre ka pasur gjithmonë momente të tensionuara.