Elvis Pupa, një nga aktorët më të njohur shqiptarë, ishte i ftuar në episodin e fundit të Grida Duma Podcast, ku biseda e tyre u shndërrua në një përzierje të humorit dhe refleksionit mbi jetën, artin dhe shoqërinë shqiptare.
Diskutimi filloi me një shaka të lehtë, kur Grida Duma e përshkroi aktorin si më të ri pas kthimit nga jeta jashtë vendit. Pupa, me humorin e tij karakteristik, e lidh këtë pamje të re me mbjelljen e flokëve, duke thënë: “Jam zbukuruar qëkur mbolla flokët”, një komente që nxori të qeshura nga të pranishmit.
Aktori nuk u ndal me kaq, ai gjithashtu ndau mendimet e tij mbi marrëdhëniet në çift, duke theksuar rëndësinë e harmoni dhe përshtatjes në jetën bashkëshortore. “Unë me grun jam se du me ndenjt”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se dashuria dhe mirëkuptimi janë çelësi për një marrëdhënie të suksesshme.
Pjesa tjetër e bisedës u fokusua në besimin dhe marrëdhënien e tij me “shefin lart”. Pupa, me një qasje ironike, ndau disa nga lutjet e tij, duke i shoqëruar ato me shembuj nga përditshmëria dhe shprehje popullore, duke e bërë bisedën edhe më tërheqëse.
Intervista e plotë me Elvis Pupën në Grida Duma Podcast është e disponueshme për t’u ndjekur në kanalin e Top Channel në YouTube, ku ai ndan më shumë mendime dhe përvoja nga jeta e tij artistike.