Pas një përplasjeje të fortë me Fatlumin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza nuk arriti të mbajë lotët, duke treguar se situata e kishte rënduar emocionalisht.
Gjatë debatit, Anjeza u ndihmua nga Sharri dhe Edita, të cilët përpiqeshin ta qetësonin dhe ta këshillonin të mos reagonte me aq ashpërsi ndaj provokimeve të Fatlumit.
“Ndërroje lojën, Anjezë! Thuaja që nuk ke dikë jashtë. Nuk e kisha menduar që Fatlumi do të të sillte në këtë gjendje,” i tha Edita, duke e inkurajuar të ndryshonte strategjinë e saj në lojë.
Debati nisi pas një komenti të Fatlumit, i cili i tha Anjezës se, po të ishte në vendin e partnerit të saj, do ta linte. Ky koment e acaroi Anjezën, e cila reagoi me zemërim.
“Je pis mashkull! Le të më lërë burri, ku po ju dhemb juve? Çfarë jeni ju?” tha Anjeza, duke e akuzuar Fatlumit për tradhti dhe gënjeshtra.
Reagimi i saj ishte i fortë, duke e quajtur atë të pafytyrë dhe duke e shprehur shqetësimin për situatën që po kalonte. Ajo theksoi se nuk kishte thënë që nuk ishte rehat si single.
Pas kësaj përplasjeje, Anjeza nuk arriti të mbajë lotët, duke treguar se tensioni emocional ishte i madh për të. Ajo u ndje e rënduar nga situata dhe reagimi i saj ishte i natyrshëm.
Reagimin e saj mund ta ndiqni në videon më poshtë: