Një moment emocional i fortë ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, kur Anjeza ka shpërthyer në lot pas një debati të ashpër me Fatlumit.
Pas një përplasjeje të fortë, Anjeza nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet e saj dhe ka shpërthyer në vaj, duke shprehur se situata e ka bërë të pamundur për të përballuar më tej. Ajo ka treguar se ndjehet e rënduar nga tensioni i brendshëm.
Pranë saj, dy shoqet e saj, Sharri dhe Edita, kanë qëndruar për ta mbështetur dhe për ta qetësuar, duke i sugjeruar që të mos reagonte me kaq intensitet ndaj provokimeve të Fatlumit. Ato kanë përpiqur të ofrojnë një këndvështrim më të qetë për situatën.
Gjatë bisedës, Anjeza ka shprehur shqetësimin për personin që e pret jashtë shtëpisë, duke theksuar se ndjehet e lënduar nga situata. Edita ka sugjeruar që ajo të ndryshonte qasjen e saj ndaj situatave brenda lojës, për të shmangur tensionet e panevojshme.
“Ndërroje lojën, Anjezë! Thuaja që nuk ke dikë jashtë. Fatlumi është në nominim dhe po përpiqet të shpëtojë. Ndrysho qasjen”, i ka thënë Edita, duke e inkurajuar të ruajë qetësinë.
Debati ka filluar kur Fatlumi i ka bërë një deklaratë të papritur Anjezës, duke i thënë se po të ishte në vendin e partnerit të saj, do ta linte. Kjo ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga Anjeza, e cila nuk ka hezituar të shprehë zemërimin e saj.
“Je pis mashkull! Çfarë po thua? Ku e ke problemin? Je duke gënjyer dhe duke më lënduar. Një njeri si ti tradhton gruan çdo ditë. Nuk kam thënë që nuk jam më rehat single”, ka qenë reagimi i saj i fortë ndaj Fatlumit.
Pasi përplasjeja ka përfunduar, Anjeza është parë e prekur emocionalisht, dhe lotët e saj kanë shënuar një tjetër moment të tensionuar në shtëpinë e BBVK 5, duke lënë pas një atmosferë të rënduar mes banorëve.