Diana magjeps me pamjen chic alpine!

Diana Tahiri, ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një paraqitje tejet elegante dhe të sofistikuar. Në një postim në Instagram, ku shfaqet e kthyer me shpinë, Diana tregon një pamje chic alpine, duke e përshkruar atmosferën "alpine chic minus the skis".

Veshur me një pallto të mrekullueshme me gëzof që thekson elegancën e saj, Diana e ka kombinuar këtë me një palë pantallona të bardha, duke krijuar një kontrast të këndshëm në tërësinë e look-ut të saj. Me flokët e lëshuara pas shpine dhe një çantë elegante në dorë, ajo shfaqet plot stil dhe vetëbesim.

Pamjet e postuara nga ana e saj kanë ngjallur komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin e saj unik dhe pamjen impresive.

Diana, e cila ka arritur të gjejë një vend të sigurt në skenën e ShowBiz-it shqiptar, shpesh herë shfaqet me kombinime veshjesh që ngacmojnë dhe frymëzojnë ndjekësit e saj të shumtë.

Kjo paraqitje e fundit nuk është jashtë stilit të saj të zakonshëm, por thekson edhe një herë sensin e lartë të modës që ajo posedon. Me një pamje që përcjell qetësi dhe luks, ajo tregon se di të bëjë për vete publikun në çdo paraqitje.

Edhe pse Diana shpesh shfaqet me veshje moderne dhe të guximshme, kjo pamje gjallëron një anë më klasike të stilit të saj.

Albëria e bardhë e pantallonave dhe gëzofi i ngrohtë përbëjnë një miks perfekt për sezonin e ftohtë, duke e quajtur këtë një nga paraqitjet më luksoze dhe të rafinuara që ajo ka bërë kohët e fundit.

Me këtë dalje, Diana edhe njëherë provokon kuriozitetin për të zbuluar më shumë nga stili dhe prezenca e saj joshëse. /InfoKosova/

Diana Tahiri

Nga Rubrika