E martë, 14 Janar, 2025
0.3 C
Pristina

Fjolla Morina ‘shpërthen’ ndaj ish bashkëshortit: Kriminel, borxhli…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja Fjolla Morina ka nisur një tjetër raund të akuzave të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, Fisnik Sylës.

Për të shprehur pakënaqësinë dhe opinionin e saj për situatën, ajo ka zgjedhur të përdorë platformat sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj një video ku analisti politik Milaim Zeka akuzon ish-partnerin e Morinës për një borxh të pashlyer.

Në një InstaStory tjetër, Fjolla nuk u ndal vetëm te akuzat për borxhin e pa pagesë, por shkoi më tej duke e etiketuar ish-bashkëshortin si “kriminel”, duke iu drejtuar mediave me një ton kritik për t’i dhënë vëmendje një personi që, sipas saj, nuk e meriton atë.

Kjo reagim i ashpër tregon se mosmarrëveshjet dhe konfliktet me ish-partnerin e saj nuk janë ende të shuara, pavarësisht kalimit të kohës.

Fjolla ka vendosur të mos heshtë dhe të shprehë hapur opinionin dhe ndjenjat e saj për çështjet personale, duke u përpjekur të bëhet zëri i saj në një platformë publike.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika