Gjate finales se BBVA shume banor kaluan ne tapetin e kuq.
Mes tyre nuk kishin si të mungonin edhe Bardhi me Sara Gjordenin, e cila ka qenë jo pak e sulmuar nga publiku por edhe nga personazhe publikë, gjatë dhe pas daljes nga BBV.
E pyetur nga Elios Shuli se nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh:
”A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?”

“Për kë?”- e pyeti gazetari, ndërsa Sara tha:
“Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor.
Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin.
Njerëz me të cilët unë kam punuar”.
A do t’i zbulojë?
“Jo, absolutisht jo.
Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë.”


