Sara Gjordeni, ish-konkurrente e formatit “BBV3”, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në llogarinë personale të Instagram-it.
Padyshim që më të shumtat e pyetjeve drejtuar ndaj Sarës lidheshin me bebushin që ajo po pret të vijë në jetë, ku së bashku me Bardhin, një tjetër ish-konkurrent i “BBV3”, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
E pyetur lidhur me gjininë e bebit, Sara ka rrëfyer se ende nuk kanë marrë një përgjigje, por sigurisht që në momentin kur të mësohet gjinia e tij, ata do e ndajnë lajmin nëpërmjet një video në rrjete sociale.
Përsa i përket lindjes, Sara shprehet se ka për të lindur në mes të dhjetorit dhe se janë në pritje të një Shigjetari…
Sakaq Sara ka zbuluar gjithashtu se Bardhi dëshiron që fëmija i tyre i parë të jetë një djalë…
Më tej ajo ka rrëfyer për nepsin që ka gjatë shtatzënisë, ndryshimet që ka pësuar trupi i saj dhe gjendjen e saj shëndetësore.
Po për emrin a ka menduar ndonjë prej tyre? “Unë po, ndërsa Bardhi jo”– shkruan Sara.
Shiko fotot: