Pas përfundimit të “Ferma VIP”, disa nga ish-fermerët vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta mes tyre.
Gloria Meshi ka treguar në rrjetet sociale se ka një marrëdhënie të mirë me Gledis Gegajn, i njohur si Buçko.

Në një “selfie” të postuar nga ajo, ata dy shihen të shijojnë kohën në pishinë.
Gloria kishte pasur një shoqëri të ngushtë edhe me këngëtaren Baby G gjatë kohës në “Ferma VIP”, por ende nuk është e qartë nëse kjo marrëdhënie vazhdon jashtë izolimit të show-it.
Nuk ka postime të reja në rrjetet sociale nga të dy që të tregojnë se ata vazhdojnë të jenë në kontakt të ngushtë.
Shiko foton:


