Bardhi dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, përmes secilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.

“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot deshta t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.
Ndryshe, ka pasur mjaft zenka mes Bardhit dhe Jetmirit qe kur Bardhi doli nga BBVA, ku madje thuhej se Jetmiri po i anulon koncertet e Bardhit.
Mbetet te shihet cili do jete suksesi i Bardhit tashme si artist i pavarur.
Shiko foton:


