Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP” pritet të sjellë surpriza të reja për publikun dhe banorët e fermës.
Një nga emrat që ka ngjallur më shumë kureshtje është ai i Kreshnik Husajt, i njohur për publikun si Kika.
Ai është shfaqur në studion e shout real “Ferma VIP”, duke ngritur menjëherë pikëpyetje mbi një hyrje të mundshme të tij në garë.
Produksioni ka paralajmëruar më herët se kjo mbrëmje do të shoqërohet me hyrje të reja.
