E martë, 21 Janar, 2025
-2 C
Pristina

A e dini se ky banor i BBVA e ka të humbur shikimin me njërin sy?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Reperi i njohur G-Bani, aktualisht banor i “Big Brother VIP Albania,” ka ndarë me publikun një rrëfim të dhimbshëm nga fëmijëria e tij, duke treguar se si një aksident i rëndë e la pa shikim në një sy kur ishte vetëm 11 vjeç.

Në një bashkëbisedim me Rozana Radin dhe Danjën, G-Bani ka kujtuar momentet tragjike të ndodhura më 7 janar 1992, kur një kapsollë dinamiti shpërtheu dhe ciflat e saj i hynë në retinën e syrit.

“Kam qenë 11 vjeç. Ishte 7 janar i vitit 1992. Isha tek dyqani që prindërit e mi kishin hapur. Babai, që ishte oficer, ishte dalë në asistencë të parakohshme. Më thanë të merrja vëllain tim, Erinin, dhe ta prisja në shtëpi. Kur shkova, e gjeta duke luajtur me top me një kushëri tonin. Ai më kërkoi ta lija të luante pak më shumë dhe në këmbim më dha një kapsollë,” rrëfen ai.

G-Bani shpjegon se dashuria e tij për armët dhe lëndët plasëse kishte nisur që kur babai, si oficer, e merrte me vete në poligon. “Ma kishin tërhequr vëmendjen shumë herë sepse shkoja te ushtarët dhe ju kërkoja municion,” kujton ai.

Aksidenti ndodhi ndërsa ndezi një zjarr dhe hodhi kapsollën brenda, duke e ngacmuar me shkop. “Ajo shpërtheu. Ciflat më hynë në retinën e syrit dhe që atëherë kam humbur pjesërisht shikimin. Pas operacionit, tani shikoj deri në 50%. Shikoj ngjyrat dhe gjërat, por jo shumë qartë,” tregoi reperi.

Ky rrëfim i sinqertë dhe emocional ka prekur shumë fansa të tij, duke treguar edhe njëherë forcën dhe kurajën që G-Bani ka treguar për të përballuar këtë sfidë të jetës.

Reperi ka përmendur gjithashtu se aksidenti dhe përvoja që pasoi kanë luajtur një rol të madh në formimin e karakterit të tij, duke i dhënë një perspektivë unike mbi jetën. Historia e tij është një mesazh frymëzues për të gjithë, duke treguar se si mund të mbijetosh dhe të lulëzosh, pavarësisht sfidave të mëdha që jeta të sjell./InfoKsosova/

PROMO

Nga Rubrika