Web Analytics

A e keni ditur se Sinan Vllasaliu është kaq i shkolluar?

Botuar nga: InfoKosova

Sinan Vllasaliu me muzikë ka filluar të merret që në moshën 7 ose 8 vjeçare.

Ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” për Kanto dhe Piano si dhe Fakultetin e Arteve të bukura.

Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e asaj kohe siç ishin Akordet e Kosoves’, Okarina e Artë etj.

Ka fituar mjaft çmime dhe nga do që shkonte në çdo Festival triumfonte pa u ndalur.

Paraqitja e tij e parë skenike ishte në vitin 1986 kur për herë të parë merr pjes në festivalin Okarina e Artë ku u shpreblye me vendin e parë me këngën “Kthehu oj rini”.

Në vitin 1987 still i tij muzikor ndryshoj paksa dhe kenga e re “Zogu” e kompozuar nga kompozitorja Selvete Krasniqi, u inspiruar nga vargjet e poetit Ali Podrimja. Në vitin 1988 merr pjesë përsëri në festivalin Okarina e Artë poashtu me këngën “Zogu”.

Sinan Vllasaliu vazhdon të jetë një nga yjet më të ndritshëm të muzikës në vend./Kosovarja/

Të FUNDIT