Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka zbuluar se nuk ka nevojë për një mashkull që të jetë e lumtur.
Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në një intervistë për “Pushime on Top”, nuk u ka shpëtuar pyetjeve pikante.
E pyetur nga moderatorja ‘nëse e ndjen mungesën e partnerit?’, artistja u shpreh se “ka bërë të mundur që jeta e saj të jetë e plotësuar edhe vetëm”.
Këngëtarja u përgjigj duke thënë: “Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat”.
Malaj tha më pas se ajo u përgjigjet personalisht të gjitha mesazheve që i bëjnë në “Instagram” për zërin, për këngët e saj.