Web Analytics
E premte, 10 Tetor, 2025
16.6 C
Pristina

“A të kanë thanë që prokurorja më bojke..” – pyetjet e Leonardit për dëshmitarin i duken qesharake Naim Murselit, shihet duke buzëqeshur

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuar kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Sot, para trupit gjykues ka dëshmuar Valon Lluka, ndërsa ndaj tij ka pasur dy pyetje vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

“Unë kam vetëm dy pyetje, mundësisht të më përgjigjeni me ‘po’ ose ‘jo’. Pasi kemi qëndruar bashkë në stacionin e policisë, ju keni deklaruar se keni shkuar së bashku me Naimin në Swiss. A e njihni personin e tretë që ka qenë me ju?”, pyeti Ademaj.

Lluka u përgjigj me “Jo”.

Pyetja e dytë e Ademajt ishte: “A është e vërtetë që kur keni shkuar në dhomën e hotelit në Swiss, Naimi ju ka thënë juve se prokurorja më ka bërë pyetje sikur me pas vra unë?”.

Lluka u përgjigj me “Po”.

Gazetarja e Insajderit, e cila po e përcjell nga afër seancën, ka deklaruar se gjatë kohës që vëllai i së ndjerës po merrte fjalën, ka vërejtur se Naim Murseli ishte duke buzëqeshur.

PROMO

Nga Rubrika