Web Analytics

Abdixhiku me LDK-në shkojnë në Ferizaj, në 33 vjetorin e themelimit në këtë qytet

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar sot në Ferizaj, në 33 themelimin e partisë në këtë qytet.

“Sot, shënuam dhe 33 vjetorin e organizimit tonë në Ferizaj. Idetë e djathta, shtetare e të kohës, vazhdojnë të jenë vlera që na shoqërojnë 33 vite pas”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

Ai ka përshëndet punën e Visar Azemit në këtë komunë

“Në një organizim jashtaelektoral, pjesëmarrja kaq e lartë e qytetarëve, e veprimtarëve është shenjë e qartë që po na përcjellë në çdo anë.

Puna e Visar Azemit në Ferizaj, ndërsa, po merr mbështetje nga çdo gjeneratë”.

“Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen.

Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim.

Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë”.

Të FUNDIT