Web Analytics

Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, i jep një dhuratë të veçantë

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe Nick Abbott.

Takimi u zhvillua në Selinë Qendrore të LDK-së.

Në këtë takim Abdixhiku i ka dhuruar Abbottit një helmetë ilire, që sipas kreut të LDK-së miku nga Britania ta mbajë si rikujtim Kosove e rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë me Lidhjen Demokratike.

“Me ambasadorin britanik dhe familjen e tij, përveç relacioneve zyrtare kam pasur nderin të zhvillojë dhe miqësi të veçantë. Ishte gjithnjë i matur dhe i ndjeshëm; ishte gjithnjë i përkushtuar për çdo angazhim tonin”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se Abott ishte mik i madh i vendit

“E falënderova për punën e tij katër vjeçare në Kosovë. Si një diplomat me përvojë e si një mik i madh i vendit, ai mirëmbajti relacionet mes shteteve tona me plot kujdes e vullnet të mirë”.

Abdixhiku poashtu ka falënderuar Britaninë e Madhe për garancinë që Cameron i dha Kosovës gjatë vizitës së fundit në vendin tonë.

“Shfrytëzova rastin dhe ta falënderojë në veçanti për deklaratën e Sekretarit, Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Republikën tonë, të lirë e sovrane. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë!”, ka shkruar tutje Abdixhiku./Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT