Web Analytics
E martë, 21 Tetor, 2025
16.4 C
Pristina

Aksident trafiku, lëndohen tre persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana tha se lëndime kanë pësuar tre persona.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

PROMO

Nga Rubrika