Web Analytics
E enjte, 23 Tetor, 2025
18.6 C
Pristina

Aksident tragjik, humb jetën 7-vjeçari shqiptar

Një fëmijë 7-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ndërsa babai i tij, 34 vjeç mbeti i plagosur rëndë.

Mediat italiane raportojnë se një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.

Paraprakisht raportohet se fëmija, që ndodhej në sediljen e pasme, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Sipas hetimet paraprake, dy makinat u përplasën për të shmangur një skuter që po kthehej drejt një pike karburanti./euronewsalbania/

PROMO

Nga Rubrika