Aksident tragjik në Vranidoll: I riu me motor këput shtyllën dhe vdes në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll të Prishtinës, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve të para, i riu, i cili po drejtonte një motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë, duke pësuar lëndime fatale.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./Sinjali/

Nga Rubrika