Aktorja turke, Hande, kapet mat me të dashurin e ri në aeroport?

Lidhja e re e aktores së njohur turke Hande Erçel me producentin e fuqishëm Onur Güvenatam ka qenë kryefjala e mediave rozë së fundmi.

Megjithatë, një lajm i cilësuar si “ekskluziv” dhe i shpërndarë me shumë bujë ka përfunduar në një nga gafat më qesharake të vitit, duke shkaktuar rreagime të shumta në rrjet.

Gjithçka nisi kur gazeta e njohur turke Takvim publikoi një fotografi nga aeroporti, duke pretenduar se kishte “kapur mat” për herë të parë çiftin e ri gjatë kthimit nga një udhëtim romantik në Londër. Në foto, aktorja shihej pranë një burri tullac me mjekër dhe valixhe, gjë që bëri që lajmi të përkthehej me shpejtësi edhe nga faqet e huaja të showbiz-it.

Por, e vërteta nuk vonoi të dilte në dritë dhe zbuloi një pakujdesi të madhe nga ana e paparacëve. Gazetarja e skenës rozë në Turqi, Birsen Altuntaş, reagoi menjëherë duke treguar se personi në foto nuk ishte aspak producenti Onur Güvenatam.

Për shkak të një ngjashmërie të jashtme fizike, mediat kishin ngatërruar partnerin e aktores me Yaşar Ertem – stilistin e saj personal të flokëve dhe mikun e afërt që po e shoqëronte në udhëtim.

Ndonëse romanca mes Hande Erçel dhe producentit të suksesshëm është e vërtetë (sipas mediave turke), dëshira e madhe e gazetarëve turq për të pasur të parët foton ekskluzive të çiftit u kushtoi një ngatërresë mjaft të lezetshme. Sidoqoftë, fansat po presin ende daljen e parë zyrtare publike të aktores me dashurinë e saj të re. /PriveLiberta/

Nga Rubrika